Sporti

Sporti

formë e veprimtarisë konkurruese, zakonisht fizike

Sporti është veprimtari njerëzore qëllimi i së cilës është argëtimi dhe zhvillimi apo krahasimi i aftësive psikike dhe fizike. Sporti në histori na jep të dhëna të rëndësishme mbi ndryshimet shoqërore të cilat me kalimin e shekujve kanë ndikuar mbi konceptimin e sportit në varësi të kulturave të ndryshme. Sporti si aktivitet që përfshin aftësitë fizikë e mendore të njeriut me qellim për ti ushtruar dhe përmirësuar vazhdimisht e për ti përdorur më pas në një mënyre më frytdhënëse na jep idenë se sporti është pothuajse aq antik sa edhe zhvillimi i inteligjencës së njeriut. Për njeriun primitiv aktiviteti fizik, ishte vetëm një mënyre shumë e dobishme për të zgjeruar njohjet e tij mbi natyrën. Po ashtu sporti ka qene nje nga aktivitetet me te medha qe kur ka filluar historia e deri tani

https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Sporti