Shkenca

Shkenca

Shkenca (lat. “scientia” – njohuri, dituri, dije)[1] është tërësia e veprimtarive njohëse dhe përgjithësuese, një sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës, shoqërisë, dukurive dhe objekteve dhe që është formuar historikisht duke hulumtuar, studiuar dhe vëzhguar botën reale e jetën, dhe duke bërë përgjithësime teorike. Ajo zakonisht mbështetet në argumente dhe njohuri ekzakte. Shkencë është edhe veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune.

Në literaturën profesionale shkenca zakonisht përkufizohet si një “sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale e jetën si dhe duke bërë përgjithësime teorike; sistem dijesh e njohurish të tilla për një fushë a për një degë të caktuar.” E përkufizuar në këtë mënyrë ajo paraqet një veprimtari që zhvillohet në një fushë a në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë i punës ose veprimtarisë.

Shkenca në kuptimin e saj më të gjerë, është njohuri bazike sistematike e normative apo praktike e cila është e aftë të rezultojë në një parashikim ose një lloj të parashikueshëm të rezultatit. Në këtë kuptim, shkenca mund t’i referohet një teknike shumë të aftë ose praktike. Në kuptim më të kufizuar dhe më bashkëkohorë të saj, shkenca i referohet një sistemi të organizuar njohurish të bazuara në metodën shkencore, si dhe në një strukture të organizuar. [2] [3]

https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Shkenca