Njeriu

Njeriu

Njeriu si një anëtar i shoqërisë njerëzore; Emri i zakonshëm i Homo sapiens, specie unike ekzistuese të gjinisë Homo

Njerëzit janë primatë dykëmborë që i përkasin llojit Homo sapiens (Latinisht: “njeri i zgjuar” ose “njeri i ditur”) dhe familjes Hominidae, familjes së madhe të majmunëve.[4][5] Ata janë të vetmit anëtarë që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo.

Njerëzit kanë një tru shumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepte abstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe zgjidhja e problemeve. Kjo aftësi mendore, e kombinuar me një trup vertikal që i mundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë shumë më mirë se çdo specie tjetër veglat.

ADN-ja mitokondriale dhe gjetjet e fosileve tregojnë se njeriu modern e ka origjinën prej Afrikës rreth 200000 vjet më parë.[6] Sot, njerëzit jetojnë në çdo kontinent, me një popullsi prej rreth 6.8 miliard.[7]

https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Njeriu